Si të sinkronizojmë titrat me videon?

Facebook
Twitter
LinkedIn

Shkarkon një film apo një video nga një faqe interneti, titrat nga një faqe tjetër dhe rezultati është – zëri dhe titrat nuk përputhen. Mund të provosh ti marrësh titrat nga një burim tjetër, mbase ke fat, por me siguri mund të të ketë ndodhur të harxhosh orë të tëra dhe të mos gjesh variantin që të përputhet me videon.

Nga të gjithë aplikacionet që luajnë video dhe audio – VLC mbetet i preferuari. VLC të lejon që një videoje ti bashkëngjitësh titra, zakonisht dokumenta të formatit .srt.

Edhe pse titrat mund të mos përputhen, VLC të ofron mundësi ti zhvendosësh titrat në kohë përpara apo mbrapa, duke përdorur përkatësisht: tastin G – për ti shtyrë ato përpara dhe tastin H – për ti vonuar ato. Kur shtyp këto taste, në dritarene VLC-së mbi pamjen e filmit shfaqet një vlerë pozitive ose negative e cila tregon zhvendosjen (në anglisht: shift) dhe këtë e bën derisa titrat të përputhen me videon. Kjo ka vetëm një problem, pasi duhet ta bësh sa herë të duhet të shohësh atë video.

Për ti patur përfundimisht titrat mund të përdorni këtë faqe interneti: https://subtitletools.com/subtitle-sync-shifter, e cila bën të mundur ndyshimet e kohëve të shfaqes së titrave në bazë të vlerës së zhvendosjes. Pasi përpunohet dokumenti .srt, ju mund të shkarkoni variantin e ndryshuar. Tani titrat dhe videoja juaj janë të sinkronizuara!

Lexo më tej

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *