Para disa ditësh më duhej të ktheja në PDF shumë dokumenta Word. Procedura është thjeshtë, vetë Microsoft Word të ofron mundësinë ta ruash një dokument në PDF. File -> Save As… -> File type: PDF -> Save. Këtë e bën kollaj kur ke pak dokumenta, por kur ke shumë…???
Kërkova në Internet për programe falas apo ndonjë opsion të vetë Word-it që të mund të ktheja njëherësh shumë dokumenta Word në PDF, por pa sukses. Ndër artikujt që gjeta ishte dhe ky: https://www.pickupbrain.com/ms-word/bulk-convert-word-to-pdf/ , i cili ofron një zgjidhje përmes një kodi.
Ju mjafton të shkarkoni programin (kodin) dhe ta përdorni atë. (linku në fund të artikullit). Më poshtë do ju tregoj hapat që duhet të ndiqni:
- Ruani apo grumbulloni të gjithë dokumentat Word brenda një dosje.
- Zbërtheni nga arkiva dy dokumentat (SaveAsPDF.js dhe SaveAsPDF.bat) brenda dosjes tuaj.
- Klikoni 2 herë (double-click) mbi dokumentin SaveAsPDF.bat
- Prisni sa të mbarojë procedura
- Dokumentat PDF janë gati!
