Si të ktheni një dokument PDF në Word

Facebook
Twitter
LinkedIn

Shpesh në punën (tonë) e një mësuesi nevojitet shfrytëzimi i materialeve të ndryshme të cilat vijnë në formën e dokumentave PDF. Nëse materiali mund të përdoret ashtu siç është, do ishte diçka e shkëlqyer, por (ne) mësuesi e di mirë kjo ndodh rrallë ose anjëherë 🙂

Zakonisht jam mbështetur në faqe ueb të cilat kthjenë falas dokumenta PDF në Word, por janë të kufizuara në madhësinë e dokumentit apo numrin e faqeve që kthehen. Janë pastaj programet me pagesë, për të cilat nëse “kërkon” shumë i gjen pa pagesë. Nuk jam këtu për tu mësuar këtë, por tu treguar opsione tërësisht falas.

Medota 1 – Google Drive / Docs

Nëse keni një llogari Google, atëherë mund të ktheni një dokument PDF në Word fare thjeshtë:

Hapi 1 – Ngarkoni dokumentin tuaj PDF në Google Drive

Hapi 2 – Klikoni mbi dokument me butonin e djathtë të mausit dhe zgjidhni opsionin Open with Google Docs

Rezultati mund të mos jetë ai i pritshmi, por ajo që ka rëndësi është që tani kemi një dokument të modifikueshëm.

Metoda 2 – PDF Converter Pro: OCR, PDF to Word, Spreadsheet, HTML, Text, RTF, XPS, images

PDF Converter Pro

Programi PDF Converter Pro – është një program që ofron disa funksione:

  • OCR – Optical Character Recognition – identifikimi optik i shkonjave, numrave dhe simboleve
  • Kthim i një dokumenti PDF në Word, Spreadsheet, HTML, Text, RTF, XPS, images

PDF Converter Pro është falas edhe pse mban fjalën Pro në emër dhe shkarkohet vetëm nga Microsoft Store.

Për një program i cili është falas, rezultati është shumë herë më i mirë nga ai me Google Drive/Docs dhe mund të ketë nevojë për pak ndërhyrje nga ana jonë.

Lexo më tej

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.