Shpesh kur punoj me prezantime më duhen foto dhe si të gjithë kemi marrë foto nga interneti (Google > Images).

Por kjo mënyrë shkel të drejtën e autorit mbi fotot që gjejmë.
A duhet t’i përdorim këto foto që i gjejmë në internet?
Përgjigjia e shkurtër është JO!

Faqet e internetit përmbajnë foto të ndryshme. Përmbajtja e faqeve duke përfshirë dhe fotot e vendosura aty janë pronë e zotëruesit të faqeve të intenetit. Thënë kjo, çdo foto e marrë nga faqet ueb pa leje do të quhej vjedhje.

Sot interneti na ofron faqe të ndryshme ku ne mund të shkarkojmë foto dhe të mund t’i përdorim. Pra, qëllimi i këtyre faqeve është të ofrojë foto, imazhe për përdorim sipas një leje apo licence. Shumë prej tyre janë me pagesë, pra kundrejt një pagese na jepet e drejta të shkarkojmë një ose disa foto dhe ti përdorim ato si të dëshirojmë.

Pixabay.com thotë: “Nuk është e nevojshme të nderohet krijuesi, por një link pas në faqen e Pixabay do të ndihmonte më shumë artistin apo fotografin”
Ka edhe faqe të tjera interneti të cilat i ofrojnë fotot tyre pa pagesë, por duhet nderuar puna e krijuesit. Unë e vendosa në artikull pranë fotos linkun pas që të çon në faqen e fotos në profilin e autorit.
Më poshtë po listoj disa faqe interneti nga ku mund të shkarkoni:
Foto pa pagesë
Nqs ju duhen ikona, mund t’i merrni ato te:
Tre lidhjet e para janë ato që përdor zakonisht. Kur nuk gjej foton që dua, e kërkoj te faqet me pagesë:
Foto me pagesë
https://www.shutterstock.com/photos
Nga ana tjetër, nëse fotografia është një hobi për ju, mund t’i shfrytëzoni këto faqe për të shitur fotografitë tuaja.